Modeli më i suksesshëm i Fiat Professional, prezantuar në 1981, arriti një moment të rëndësishëm në 2020: për herë të parë në dyzet vjet, u bë automjeti tregtar më i shitur – duke marrë parasysh të gjitha segmentet në tregun europian, sipas burimeve të Dataforce.
Për të falënderuar të gjithë profesionistët që e kanë zgjedhur këtë model, ne do të vazhdojmë drejt kësaj rruge suksesi që kemi ndjekur prej 40 vjetësh, duke përballuar dhe sfidat e reja gjithashtu si lëvizja me emisione zero: automjeti ideal për të përmbushur dhe kërkesat e-commerse.
Jo vetëm: Ducato është kthyer në automjetin më të kërkuar për udhëtarët nga e gjithë Europa dhe ju siguron gjithashtu një qetësi absolute në një mjedis të mbrojtur, me një hapësirë të mjaftueshme dhe ambient të pastër.
Në 2021, Ducato feston 40 vite sukses: prezantuar në 1981, modeli kryesor dhe ambasador i ekselencës së markës Fiat Professional, ka qenë gjithmonë një nga automjetet më të njohura tregtare në Europë falë shkathtësisë së tij dhe kostove të ulëta të funksionimit duke marrë tashmë një dhuratë të veçantë nga të gjithë klientët e saj: një besim i tillë që e ktheu modelin për herë të parë në historinë e vet dyzet vjçare si automjetin më të shitur në vitin 2020 për tregun europian. Numrat e vlerësimit të klientëve në Europë konfirmojnë potencialin e Ducato: rreth 150,000 njësi dhe një pjesë e tregut prej 20.5%, me një rritje prej 7.6% për sa i përket vëllimeve dhe 3 pikë përqindje për sa i përket shpërndarjes, në një skenar tregu që ka ardhur në rënie. Në Itali, Ducato konfirmon udhëheqjen në segmentin e saj. (Të dhënat e Dataforce bazuar mbi burimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, datë 04/01/2021).
Pothuajse dyzet vjet më parë, Ducato solli revolucion në tregun e automjeteve tregtare falë drejtimit me gomat e përparme, vëllimit dhe shkathtësisë. Prodhimi i tij filloi në 1981 në linjat Sevel (Società Europea Veicoli Leggeri) në Val di Sangro, dhe vazhdon ende sot. E vendosur në Atessa (CH), është fabrika më e madhe në botë për furgona me madhësi të mesme, dhe në vitin 2020 ishte fabrika parë italiane e prodhimit që u rihap, në siguri totale për më shumë se 6000 punonjës të saj, pas karantinimit.
Me kalimin e kohës, Ducato gradualisht ka rafinuar karakteristikat e tij, duke u bërë një pikë referimi në kategori, një trendsetter prodhuar në mbi 10,000 variante dhe shitur në më shumë se 80 vende të botës. Përveç kësaj, versionet e shumta të karrocerisë dhe efikasiteti i shasisë e kanë bërë atë zgjedhjen kryesore për mekanikët dhe shtëpitë rulot.
Lider në tregun e tij që nga viti 2014 dhe automjet tregtar më i shitur në vitin 2020, Ducato është udhëheqësi i padiskutueshëm i tregut “furgona të mëdhenj” në 13 tregje europiane dhe është i vetmi që u krijua posaçërisht për t’u bërë një bazë për shtëpitë rulotë. Në Europë, gjatë 10 viteve të fundit, 500,000 familje kanë zgjedhur të udhëtojnë në bordin e një automobili me bazë të Fiat Professional Ducato falë varianteve të shumta të formave, formës katrore dhe të rregullt të dhomës së ngarkesës dhe efikasitetit të motorëve. Baza e automjeteve Ducato është dizenjuar dhe zhvilluar së bashku me prodhuesit më të rëndësishëm europianë të automjeteve rekreative, për të ofruar zgjidhjet më të mira të integruara midis bazës dhe ofrimit të një shtëpie lëvizëse. Një pushim në bordin e një autoveture me bazë Ducato është zgjidhja më e mirë për të kombinuar aventurën dhe lirinë me sigurinë dhe “paqen e mendjes” së shtëpisë duke siguruar edhe një herë qetësinë absolute që mund të shijoni kudo që ndodheni.
Që nga debutimi i tij, Fiat Ducato ka pushtuar publikun falë qëndrueshmërisë dhe besimit të fituar. Sidoqoftë, që nga seria e parë, profesionistët që kanë zgjedhur Ducato-n kanë vlerësuar jo vetëm prakticitetin e tij, por edhe shkathtësinë dhe lehtësinë e përdorimit. Prodhuesi i një koncepti të ri të automjetit tregtar më të suksesshëm udhëheq pa padiskutim në tregun e tij të certifikuar nga më shumë se 3 milion njësi të shitura. Të gjitha këto cilësi, të vlerësuara nga një klientelë e madhe profesionistësh në të gjithë Europën, do të zhvillohet në një rrugë me emetime zero, me Ducato në versionin e plotë elektrik. Projektuar në përputhje me standardet më inovative të cilësisë së Fiat Professional, E-Ducato do të jetë në dispozicion në të gjitha variantet e trupit me të njëjtin vëllim ngarkese si Ducato tradicional, nga 10m3 në 17m3, dhe kapacitetin më të mirë të ngarkesës në treg, deri në 1,950 kg, dhe do të ofrojë mundësi të ndryshme të baterisë për një diapazon prej 230 deri 360 km në ciklin tipik të shpërndarjes urbane, gati për të sfiduar deri në kilometrin e fundit.
Suksesi i Ducato në Europë, siç dëshmohet nga rekordi i saj i ri, ka inspiruar dhe tregun global të Fiat Professional duke e kthyer në një kampion të shitjeve në Rusi, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Australi. Aktualisht shitet si një “furgon botëror” efektiv në më shumë se 80 vende, duke përfshirë Amerikën e Veriut gjithashtu.
Burimi: Media Stellantis